Politike

Prova të reja nga Amerika? Reagon Ilir Meta: Është gënjeshtër e SPAK dhe prokurorëve që i nënshtrohen Edi Ramës, duan të justifikojnë paraburgimin tim kriminal

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se kjo është një gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët, që sipas tij janë  kamikazë të kryeshkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama.

28 Tetor 2025, 14:45 Nga M.L
Prova të reja nga Amerika? Reagon Ilir Meta: Është
Ilir Meta

TIRANA- Ish-Presidenti Ilir Meta, pas shtyerjes së seancës paraprake nga GJKKO, ka reaguar sot me 'përbuzje' ndaj provave të reja që supozohet që kanë ardhur nga Amerika pas përfundimit të hetimeve. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se kjo është një gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët, që sipas tij janë kamikazë të kryeshkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama.

Më tej Meta shkruan se ky është një justifikim për paraburgimin e tij të paligjshëm dhe kriminal.

"Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve. Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm dhe kriminal, si dhe për t’u dhënë mandate të përjetshme kamikazëve që janë provuar si garantë të pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe armiq të betuar të opozitës dhe pluralizmit politik.

Shpreh bindjen e plotë se asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljen e ligjeve shqiptare, amerikane apo ndërkombëtare nga Ilir Meta apo pasjen time dijeni për shkelje të tilla të kryera nga njerëz të tjerë në Shqipëri, SHBA apo kudo tjetër. E kemi thënë edhe më përpara se gjithçka është fund e krye një mashtrim," shkruan Meta.

ilir meta edi rama spak

Sondazh

Poll