Politike

"Dumani është bërë avokati familjes së Edi Ramës"/ Berisha: Disponon 4 shtëpi dhe thotë se banon me qira tek vjehrri

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Altin Dumani disponon katër banesa, ndërsa pretendon se banon me qera tek vjehrri i tij.

28 Tetor 2025, 13:30 Nga E.d
"Dumani është bërë avokati familjes së Edi
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Kreun e SPAK, Altin Dumani se sipas tij ai është kthyer në avokat të familjes së Kryeministrit Rama. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Altin Dumani disponon katër banesa, ndërsa pretendon se banon me qera tek vjehrri i tij.

Kryedemokrati tha se Dumani ka një numër të kufizuar dosjesh, të cilat sipas një statistike përbëjnë 0.3 përqind të të gjitha dosjeve të Shqipërisë. Lidhur me këtë, lideri i opozitës tha se këto janë dosjet e miliardave të vjedhura ndaj qytetarëve shqiptarë.

"Ndaj dhe u ndala në këtë rast se çfarë problemesh të tmerrshme ka ky sistem sot. Ky është bërë avokat privat i familjes së Edi Ramës dhe Edi Ramës. Avokat privat i aferave të Edi Ramës. Nuk po ndalem në problemet e mia me të. I kam thënë ato dhe dje në parlament e falënderova për vetingun. Po! Janë 4 shtëpi që disponon, ka çuar tjetrin që mburrej dje për një garsionere të vëllait të vet, që i paguante qiranë, e ka akuzuar se është i yti parlamenti dhe ka kërkaur një vit burg për të, për gjykatësin. Vetë ka 4.

Dhe aty ku thotë paguaj qira te vjehrri. Jam me qira tek vjehrri... Pra, ne besoj se e bëmë me transparencë të plotë detyrën tonë. Natyrisht këto janë një pjesë e problemeve. Po nuk është i vogël se janë miliarda e miliarda të cilat vërtet Troplini ka një numër shumë të kufizuar dosjesh, që sipas një statistike përbëjnë 0.3 përqind të të gjitha dosjeve të Shqipërisë, por këto dosje janë dosjet e miliardave. Ato vërtet janë 0.3 si numër, por ato janë dosjet e miliardave të vjedhura qytetarëve shqiptarë. Janë dosje që peshojnë sa toka dhe që ai i mbyll dhe i stis siç do vetë." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll