Politike

Berisha: Dumani është armik i egër i pluralizmit! Njeri pa asnjë ndërgjegje, as profesionale dhe as njerëzore

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Dumani është një njeri pa ndërgjegje profesionale dhe  njerëzore.

28 Tetor 2025, 13:23 Nga E.d
Berisha: Dumani është armik i egër i pluralizmit! Njeri pa
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se kreu i SPAK, Altin Dumani është armik i pluralizmit në Shqipëri. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Dumani është një njeri pa ndërgjegje profesionale dhe  njerëzore.

Kryedemokrati tha se komuniteti ndërkombëtar thotë se zgjedhjet e 11 majit ishin në kundërshtim me parimet ndërkombëtare për zgjedhjeve të lira, kurse Dumani nuk e pranon këtë gjë. Berisha deklaroi nga zyra e selisë blu se OSBE/ODIHR, vërtetoi se u shkelën parimet ndërkombëtare të Kartës së Kopenhagenit.

"E kam thënë dhe e them është një armik i egër i pluralizmit në Shqipëri sepse u shndërrua në admnistues të krimit të njohur ndërkombëtarisht elektoral. Njeri pa asnjë ndërgjegje, as profesionale dhe as njerëzore. Po ti kur lexon se komuniteti ndërkombëtar thotë se rrjeti i patronazhistëve është në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira, kurse ky thotë jo, nuk është një krim, citon Edi Ramën, jo ligjin ndërkombëtar. Nuk po them shkeljet seriale të kodit zgjedhor të Shqipërisë, por të parimeve ndërkombëtare të Kartës së Kopenhagenit, të gjitha të vërtetuara nga OSBE/ODIHR. Po ky nuk ka... për të parime janë vetëm statuti i PS dhe lufta e egër ndaj opozitës dhe pluralizmit.

Sigurisht që për këto ne do qëndronim sepse ky qëndrim i tij dhe prokurorisë së tij u bë licencë për narkodiktatorin Edi Rama dhe regjimin e tij, për të shkatërruar në mënyrë përfundimtare procesin zgjedhor. A e keni dëgjuar të shqipërojnë një fjalë të vetme për zgjedhjet? Askush. Përkundrazi, gosipi i qytetit thotë se edhe Lubinë po e bënte kurban pikërisht për të shuar zhurmën e raportit. Nuk mund të them se ato që thotë gosipi, janë të gosipit. Por në media lejohet se i ndjekin vetë këto." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd altin dumani

Sondazh

Poll