Politike

Debate të ashpra në Kuvend/ Peleshi përjashton Bardhin nga seanca, paralajmëron Balliun. Demokrati: Je i paaftë...

Peleshi e akuzon demokratin për ndërprerje të vazhdueshme të seancës dhe fjalës si dhe për fyerjen “je i paaftë”. Gjithashtu Pelshi ka paralajmëruar edhe deputeti tjetër, Klevis balliu.

16 Tetor 2025, 15:52 Nga E. D
Debate të ashpra në Kuvend/ Peleshi përjashton Bardhin nga
Bardhi, Peleshi

TIRANË- Seanca plenare është shoqëruar me debate të ashpra ditën e sotme. Pas debateve të njëpasnjëshme Kryeparlamentari, Niko Peleshi ka përjashtuar nga seanca deputetin Gazment Bardhi. Peleshi e akuzon demokratin për ndërprerje të vazhdueshme të seancës dhe fjalës si dhe për fyerjen “je i paaftë”. Gjithashtu Pelshi ka paralajmëruar edhe deputeti tjetër, Klevis balliu.

Bardhi mbajti fjalën e tij duke kërkuar zbatimin e rregullores, ku deputetët të mbanin fjalën për të shpjeguar pyetjet që kishin bërë ndaj Komisionerit për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, Robert Gajda.

Bardhi:Zonja kryetare fjalën tuaj të parë, me gjithë respektin, po e filloni me shkelje. Jeni për herë të parë kryetare, por me një eksperiencë të gjatë si deputete, ju e dini rregulloren e Kuvendit, ku bëhen pyetjet me listë dhe pika dhe më pas Komisioneri do japë përgjigje për secilën prej tyre. Pyetjet bëhen me shkrim, të përgatitet për përgjigjen, por kjo nuk i heq të drejtën deputetit të mos shpjegojë pse e bën pyetjen. He në këtë mënyrë, kështu e ka tradita, 5 minuta deputeti të mbajë fjalën për pyetjet që kanë depozituar. Kjo është procedura parlamentare prej vitesh. 

Peleshi: Kam rregulloren para, nuk kam për ta lejuar që të prishni seancat, nuk më lejon rregullorja t’ua jap këtë hapësirë. S’po ju mohohen përgjigjet e pyetjeve, do lexohen dhe do përgjigjet. Zoti Gajda vijoni, përgjigjuni”.

Bardhi: Je i paaftë, kaq i paaftë je…

Peleshi: Zoti Bardhi, në bazë rregullores, ju heq drejtën e fjalës për të gjithë ditën e sotme. Përjashtoheni nga seanca, po marr masën e katërt ndaj jush.

Bardhi: Nuk përjashtohem, fare nuk përjashtohem…

Peleshi: Zoti Balliu, po ju jap masën tjetër, vërejtje në bazë të rregullores…

kuvendi gazment bardhi niko peleshi

Sondazh

Poll