Politike

VIDEO/ Kurti thirrje qytetarëve: Dilni të votoni për të ardhmen e komunave tona

Kurti u ka bërë apel qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë ditë të rëndësishme të demokracisë për t’i dhënë drejtim të mirë komunave të Kosovës

12 Tetor 2025, 18:12 Nga I.A
VIDEO/ Kurti thirrje qytetarëve: Dilni të votoni për të
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në votim. Në postimin e tij në Facebook, Kurti u ka bërë apel qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë ditë të rëndësishme të demokracisë për t’i dhënë drejtim të mirë komunave të Kosovës.

"Kanë mbetur më pak se dy orë nga e drejta jonë për të vendosur për të ardhmen e komunave. Në çdo qytet, në çdo fshat e në çdo lagje, gjithandej nëpër komuna, thirrni familjarët, miqtë dhe të afërmit që të dalim sa më shumë për të votuar. Ta shfrytëzojmë këtë ditë të rëndësishme të demokracisë për t’i dhënë drejtim të mirë komunave tona dhe të ardhmes sonë të përbashkët. Nga Prizreni në Mitrovicë, nga Gjakova në Gjilan, nga Peja në Ferizaj, e deri në kryeqytetin tonë, Prishtinë, ashtu që të ndihet fuqia juaj në mbarë Republikën," thotë Kurti.

albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll