Politike

“Ke një karrierë të gjatë, si fjalimet e mia”/ Rama- ministres së re të shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen

Gjatë bisedës mes tyre Rama u shpreh se ajo është një profesioniste që ka bërë karrierë jashtë vendit, prej afro 30 vitesh. 

12 Tetor 2025, 09:56 Nga E. D
“Ke një karrierë të gjatë, si fjalimet e mia”/
Edi rama dhe Evis Sala

TIRANË- Ministrja e re të Shëndetësisë Evis Sala e ftuar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama ka treguar se kur është larguar nga Shqipëria ka bërë një doktoratë në Cambridge. Gjatë bisedës mes tyre Rama u shpreh se ajo është një profesioniste që ka bërë karrierë jashtë vendit, prej afro 30 vitesh. 

“Kur ika nga Shqipëria bëra një doktoratë në Cambridge, sfida ishte se vija nga një sistem që nuk kishte qenë kaq i përparuar në këtë fushë. Nuk shkon vetëm”, tha Evis Sala. 

Kryeministri gjithashtu nuk i ka lënë mënjanë as batutat duke i thën ministres se duhet të bëjë pak më tepër stërvitje me shqipen. 

“Karriera jote është shumë e gjatë, si fjalimet e mi, por duhet të bësh stërvitje me shqipen këtë periudhë”, tha Rama me batuta./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll