Politike

"Shpresoj që një pjesë e pushtetit të mund të kthehet..."/ Zgjedhjet lokale në Kosovë, Vuçiç: Pjesëmarrja e serbëve në votime më e lartë se e shqiptarëve

Në një deklaratë për mediat Vuçiç u shpreh se shpreson në fitoren e Listës Serbe dhe që një pjesë e pushtetit të mund të kthehet në duart e saj. 

12 Tetor 2025, 12:26 Nga E. D
"Shpresoj që një pjesë e pushtetit të mund të
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se shqiptarët janë shumë nervozë për shkak të pjesëmarrjes së madhe në zgjedhje në mjediset me shumicë serbe. Në një deklaratë për mediat Vuçiç u shpreh se shpreson në fitoren e Listës Serbe dhe që një pjesë e pushtetit të mund të kthehet në duart e saj. Megjithatë presidenti serb nuk sqaroi se në cilat të dhëna është bazuar.

“Deri në orën 10:00, pjesëmarrja ishte më e madhe në mjediset serbe sesa në ato shqiptare. Shpresoj në fitoren e Listës Serbe, shpresoj që një pjesë e pushtetit të mund të kthehet në duart e saj”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd./Dosja.al

aleksandar vuçic

Sondazh

Poll