Politike

E ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Vjosa Osmani vizitë njëditore në Slloveni

Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.

12 Tetor 2025, 16:26 Nga E. D
E ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Vjosa Osmani
Vjosa Osmani

SLOVENI- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë. Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.

Gjatë vizitës njëditore në Slloveni, Presidentja Osmani do të zhvillojë një takim bilateral me Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.

Gjithashtu presidentja do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič. Sakaq, ajo do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s./Dosja.al

vjosa osmani

Sondazh

Poll