Politike

Ambasadori britanik viziton qendrat e votimit në Drenas: Të lumtur njerëzit po dilnin për të votuar

Hargreaves tha në rrjetin social "X" se është i lumtur që po sheh kaq shumë njerëz duke ushtruar të drejtën e tyre të votimit.

12 Tetor 2025, 17:47 Nga I.A
Ambasadori britanik viziton qendrat e votimit në Drenas: Të lumtur
Ambasadori

KOSOVË- Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves pas vizitave në disa qendra të votimit në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan vizitoi edhe disa nga qendrat e votimit në Drenas. Hargreaves tha në rrjetin social "X" se është i lumtur që po sheh kaq shumë njerëz duke ushtruar të drejtën e tyre të votimit.

"Ndalesa jonë e radhës ishte në Drenas, të lumtur që më shumë njerëz po dilnin për të votuar në pasdite. Shpresoj që të gjithë kosovarët do ta përdorin të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokalë komunalë", ka shkruar ai në "X".

Procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze të raportuara deri në këtë orë. Pritet që pjesëmarrja të rritet ndjeshëm gjatë orëve të pasdites, kur tradicionalisht qytetarët dalin më shumë në qendrat e votimit.

Nga 38 komunat e Kosovës, vetëm në gjashtë prej tyre nuk është ndërruar partia fituese që nga zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në Deçan ka fituar gjithnjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; në Drenas e Kaçanik, Partia Demokratike e Kosovës; në Istog e Fushë Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës; dhe, në Mamushë, Partia Demokratike Turke e Kosovës./Dosja.al

jonathan hargreaves zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll