Politike

"Objektiv përmirësimi i menaxhimit të mjekësisë"/ Ministrja e Shëndetësisë: Do të ofrojmë aksesim të plotë në barnat për onkologjikun

Sala u shpre se ndërtimi i një sistemi që përfshin, koston, sigurimet, është shumë i rëndësishëm për të pasur një sistem që bazohet me rezultate.

12 Tetor 2025, 10:19 Nga E. D
"Objektiv përmirësimi i menaxhimit të
 Evis Sala

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala e ftuar në podcastin "Flasim" tregoi disa nga objektivat e saj lidhur me menaxhimin e fushës së shëndetësisë. Sala u shpre se ndërtimi i një sistemi që përfshin, koston, sigurimet, është shumë i rëndësishëm për të pasur një sistem që bazohet me rezultate. Ajo theksoi gjithashtu edhe aksesimin e plotë në barnat për onkologjikun. 

“Reformimi i fondit të sigurisë. Duhet të rregullojmë mënyrën sesi menaxhohet mjekësia. Mjekësia ka kosto, kushton, por te qytetari paguhet nga shteti. Ndërtimi i një sistemi që përfshin, koston, sigurimet, është shumë i rëndësishëm për të pasur një sistem që bazohet me rezultate. Duhet të ikim nga buxhetet historike.

Një nga pikat e tjera, që kam përgjegjësi personale që vij nga onkologjia, trajtimi onkologjik dhe aksesi i plotë në barnat, por me një protokoll të caktuar. Duhet të sjellësh shërbimin te pacienti, jo pacientin te shërbimi”, u shpreh Evis Sala./Dosja.al

 evis sala

Sondazh

Poll