Politike

Kosova zgjedh sot drejtuesit e pushtetit lokal/ KQZ: Procesi ka nisur në të gjitha qendrat e votimit

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se mund të ketë pasur vetëm ndonjë vonesë në disa vendvotime të caktuara.

12 Tetor 2025, 09:54 Nga E. D
Kosova zgjedh sot drejtuesit e pushtetit lokal/ KQZ: Procesi ka nisur në
foto ilustruese

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e hapura në Kosovë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se mund të ketë pasur vetëm ndonjë vonesë në disa vendvotime të caktuara.

Në konferencën e parë për media për ditën e sotme, Elezi theksoi se KQZ-ja ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur problemet teknike me platformën e rezultateve preliminare. Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, kjo platformë ka pasur pengesa të vazhdueshme.

“Materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit”, deklaroi ai, duke ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të marrin pjesë në zgjedhje./Dosja.al

kqz

Sondazh

Poll