Politike

Presidentja Osmani voton në Prishtinë: Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

Osmani, po ashtu, theksoi se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët, duke përsëritur se Serbia ka tentuar vazhdimisht të ndërhyjë në proceset zgjedhore në Kosovë.

12 Tetor 2025, 10:45 Nga E. D
Presidentja Osmani voton në Prishtinë: Sa më e madhe
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar në Fakultetin Teknik në Prishtinë. Pas hedhjes së votës ajo deklaroi për mediat se e cilëson këtë ditë si të rëndësishme për demokracinë e vendit.

Osmani, po ashtu, theksoi se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët, duke përsëritur se Serbia ka tentuar vazhdimisht të ndërhyjë në proceset zgjedhore në Kosovë.

"Sa më e madhe pjesëmarrja dhe sa më i rregullt procesi, aq më e fortë është demokracia jonë. Pres që ky të jetë një proces me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë”, tha Osmani./ Dosja.al

vjosa osmani

Sondazh

Poll