Politike

"Menaxhimi, ndërhyrja më e madhe"/ Evis Sala: Njerëzit duhen motivuar që të bashkëpunojnë

E ftuar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama Sala tha se në 3 javët e para të punës së saj në krye të ministrisë së Shëndetësisë, ka parë nga afër realitetin në systemin shëndetësor.

12 Tetor 2025, 10:06 Nga E. D
"Menaxhimi, ndërhyrja më e madhe"/ Evis Sala: Njerëzit
Evis Sala

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka treguar kualifikimet e saj profesionale në fushën e mjekësisë dhe kthimin në Shqipëri. E ftuar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama Sala tha se në 3 javët e para të punës së saj në krye të ministrisë së Shëndetësisë, ka parë nga afër realitetin në systemin shëndetësor. Ndër të tjera Sala tregoi dhe piketat kryesore të punës së saj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Këto tre javë e kam provuar që është bukur, sepse mëson, përballesh me sfida, me të cilat nuk e ke menduar dhe imagjinuar, por kërkojnë zgjidhje të shpejtë në planin individual dhe një zgjidhje në sistem dhe zgjidhje më afatgjata.

Në këto tre javë, janë munduar ta shoh, të dëgjoj. Nuk kisha parë dhe nuk kisha  kontaktet me strukturat ministër ale. Kam një informacion dhe kam menduar iniciative të ndryshëm, reformat që duhen bërë. Reforma jo vetëm të Ministrisë së Shëndetësisë, por me bashkëpunim me të tjerë, sepse ka ndërveprim. Në drejtimin e menaxhimit atje është ndërhyrja më e madhe që duhet bërë.

Që struktura, menaxhimi, dhe profesionaliteti i mjekëve, të tëra bashkë duhet të koordinohen, më pëlqen të ndërtoj një skuadër. Ajo që ka vënë re këto tre javë është se ka dëshirë, sepse njerëzit në përgjithësi duhet t’i kuptosh.

Më pëlqen të ndërtoj një skuadër, më pëlqen ti vë njerëzit, proceset me njëra-tjetrën për të arritu atë që duam. Ajo që kam vënë re është dëshira. Njerëzit duhet ti kuptosh dhe ti vendosësh në ato pozicione ku ata kanë dëshirë të punojnë. Në momentin që motivohen, angazhohen dhe bëhen pjesë e procesit”, tha Evis Sala./Dosja.al

edi rama evis sala

Sondazh

Poll