Politike

Soreca komenton metodologjinë e re të KE: Lajm i mirë për Shqipërinë, 2020-a vit kyç

5 Shkurt 2020, 18:33 Nga DOSJA
Soreca komenton metodologjinë e re të KE: Lajm i mirë për

TIRANË- Kreu i delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar pas miratimit të metodologjisë së re për integrimin në Bashkimin Evropian. Në një reagim në mediat sociale, Soreca shkruan se  është një lajm i mirë për të ardhmen e Shqipërisë ndryshimi i metodologjisë në procesin e pranimit në union.

Më tej në reagim shkruan se viti 2020 është një vit kyç për integrimin e Shqipërisë. “Propozimi i Komisionit Evropian për një metodologji të rishikuar për procesin e pranimit është një lajm i mirë për të ardhmen e BE-së të Shqipërisë. Ajo drejton anëtarësimin në BE përpara, dhe gjithashtu do të përmirësojë dhe inkurajojë shpërndarjen e reformave. 2020 është një vit kyç për Shqipërinë”, shkruan Soreca.

Komisioni Evropian ka miratuar sot një propozim për të çuar përpara procesin e pranimit në BE, duke e bërë atë më të besueshëm, me një drejtues më të fortë politik, më dinamik dhe të parashikueshëm. Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, pas diskutimeve të brendshme komentoi vendimin dhe tha se ‘zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore për Komisionin’. Metodoligjia e re mbështet në tre shtylla kryesore, një drejtues të fortë politik, një proces dinamik dhe proces më të parashikueshëm.

(A.B. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca metodologjia e re e zgjerimit zgjerimi i be luigi soreca metodologjia e re e zgjerimit zgjerimi i be

Sondazh

Poll

Politike 5 Shkurt 2020, 17:28

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla, vlerëson metodologjinë e re të zgjerimit, të publikuar sot nga Komisioni Evropi...