Politike

Miratohet vendimi, qeveria i heq Klosit 220 punonjës dhe shtohen tek ministria e Brendshme. Ja si ndryshon buxheti për këto d

5 Shkurt 2020, 18:25 Nga DOSJA
Miratohet vendimi, qeveria i heq Klosit 220 punonjës dhe shtohen tek

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një vendim për rishpërndarjen e numrit të punonjësve në disa ministri. Sipas vendimit numri i punonjësve të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vitin 2020, do të ulet me 220.

Nga ana tjetër mësohet se me 220 do të rritet numri i punonjësve për Ministrinë e Brendshme, po për vitin 2020. “Në programin “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi”, për Ministrinë e Brendshme, shtohet fondi prej 93 000 000 (nëntëdhjetë e tre milionë) lekësh në zërin “shpenzime korrente”, për vitin 2020, për Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”, shkruhet në vendim.

VENDIMI I PLOTË

VENDIM PËR RISHPËRNDARJEN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ORGANIKË DHE TË FONDEVE BUXHETORE NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE, PËR VITIN 2020. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12 e 17, të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: 1. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2020, reduktohet me 220 (dyqind e njëzet) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 879 (tetëqind e shtatëdhjetë e nëntë) punonjës. 2. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2020, shtohet me 220 (dyqind e njëzet) punonjës për Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 14 484 (katërmbëdhjetë mijë e katërqind e tetëdhjetë e katër) punonjës. 3. Në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2020, në programin buxhetor “Programe për mbrojtjen e mjedisit” reduktohet fondi prej 49 300 000 (dyzet e nëntë milionë e treqind mijë) lekësh, në zërin “shpenzime korrente”, dhe në programin buxhetor “Administrimi i pyjeve” reduktohet fondi prej 43 700 000 (dyzet e tre milionë e shtatëqind mijë) lekësh në zërin “shpenzime korrente”.

4.Në programin “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi”, për Ministrinë e Brendshme, shtohet fondi prej 93 000 000 (nëntëdhjetë e tre milionë) lekësh në zërin “shpenzime korrente”, për vitin 2020, për Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. 5. Numri i përgjithshëm i punonjësve organikë buxhetorë nuk ndryshon. 6. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. 7. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare jo më vonë se 30 ditë nga data e hyrjes në fuqi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 5 Shkurt 2020, 17:28

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla, vlerëson metodologjinë e re të zgjerimit, të publikuar sot nga Komisioni Evropi...

Politike 5 Shkurt 2020, 15:13

TIRANË- Policen seksi me syze të zeza të aksionit anti-KÇK dhe që ka ngjallur interesin e shumë personave, Flamur Noka e sheh si një truk propagandi...