Politike

Metodologjia e re e zgjerimit, Cakaj: Shqipëria e gatshme, të vazhdojmë reformat përmbajtësore

5 Shkurt 2020, 15:25 Nga DOSJA
Metodologjia e re e zgjerimit, Cakaj: Shqipëria e gatshme, të

TIRANË- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar pas miratimit të metodoligjisë së re të zgjerimit. Në një reagim në Facebook, Cakaj u shpreh mbi vendimin e Komisionit të Bashkimit Evropian për miratimin e metodologjisë së re të procesit të anëtarësimit në BE.

Ne mirëpresim metodologjinë e re të përpiluar nga Bashkimi Evropian për vazhdimin e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është e gatshme të vazhdojë reformat përmbajtësore e transformimin rrënjësor në përputhje me parimet e metodologjisë së re dhe pret çeljen e bisedimeve për anëtarësim brenda 2020”, shprehet Cakaj.

Më tej sipas tij procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian kërkon qartazi më shumë besueshmëri, parashikueshmëri, mbështetje më të madhe politike dhe zhvillim më dinamik. “Platforma e re e Komisionit Evropian është po ashtu një investim afatgjatë gjeostrategjik në stabilitetin, zhvillimin e demokratizimin e Ballkanit Perëndimor në tërësi”, përfundon ministri në detyrë.

Komisioni Evropian ka miratuar sot një propozim për të çuar përpara procesin e pranimit në BE, duke e bërë atë më të besueshëm, me një drejtues më të fortë politik, më dinamik dhe të parashikueshëm. Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, pas diskutimeve të brendshme komentoi vendimin dhe tha se ‘zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore për Komisionin’. Metodoligjia e re mbështet në tre shtylla kryesore, një drejtues të fortë politik, një proces dinamik dhe proces më të parashikueshëm.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj metodologjia e re e zgjerimit zgjerimi i be gent cakaj metodologjia e re e zgjerimit zgjerimi i be

Sondazh

Poll

Politike 5 Shkurt 2020, 15:13

TIRANË- Policen seksi me syze të zeza të aksionit anti-KÇK dhe që ka ngjallur interesin e shumë personave, Flamur Noka e sheh si një truk propagandi...