Politike

Rama sulmon kritikët e anti-KÇK-së: Avokatë gjynahqarë të krimit, po lini kokrrën e namit me dokrra

5 Shkurt 2020, 17:42 Nga DOSJA
Rama sulmon kritikët e anti-KÇK-së: Avokatë

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama, prej ditës së parë kur prezantoi paketën anti-KÇK, ka dalë në mbrojtje të saj dhe ka sulmuar të gjithë ata që e kanë kritikuar. Në një reagim në mediat sociale, ka publikuar mesazhin e një qytetari dhe sulmon të gjithë kritikët e aktit normativ që është pagëzuar si anti-KÇK.

Sipas Ramës ata që komentojnë kundër KÇK-së, janë njerëz, po janë armiqësuar me të vërtetën, me faktet e me vetë profesionin e tyre për inat të qeverisë! “Dhe janë kaq qorrazi kundër qeverisë, sa tani janë kthyer befas në avokatë gjynahqarë të krimit, që po lënë kokrrën e namit me dokrrat e dembelizmit të tyre mendor”, shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTË

A janë njerëz këta a ça janë?”, më shkruan një qytetar i tronditur nga komentet e studiove televizive kundër paketës antiKÇK! Eh, kanë kaq kohë që shajnë, akuzojnë, shpifin për lidhjet e qeverisë me krimin dhe mblidhen në sallonet tv sa herë ndodh një vrasje, duke sulmuar qeverinë. Njerëz janë njerëz, po janë armiqësuar me të vërtetën, me faktet e me vetë profesionin e tyre për inat të qeverisë!

Dhe janë kaq qorrazi kundër qeverisë, sa tani janë kthyer befas në avokatë gjynahqarë të krimit, që po lënë kokrrën e namit me dokrrat e dembelizmit të tyre mendor. Sot që qeveria është angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit, mblidhen në sallonet tv për të mbrojtur krimin nga qeveria që po shkel të drejtat e atyre, të cilët deri dje pa pikën e turpit, i lidhnin me mua, me PS e me çdo fitore elektorale të PS.

Qeveria miratoi me një akt normativ pak ditë më parë paketën ‘Anti-KCK’. Rama tha se  paketa “Anti KÇK” do t’jua bëjë jetën ferr kriminelëve. Kryeministri nënvizoi se prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar do të pezullohen brenda 3 ditësh. Paketa parashtron se çdo pasuri që nuk do të justifikohet do të sekuestrohet. Ndërsa për mjetet motorike luksoze, në paketë thuhet se do t’u vihen në dispozicion Policisë së Shtetit. Rama, platformën anti KÇK e ka prezantuar gjatë vitit 2019 dhe ka thënë se do jetë një paketë ligjore kundër krimit.

 (A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti-kçk-ja zbret në terren edi rama ligji special për grupimin e kçk rama sulmon kritiket e kçk-se anti-kçk-ja zbret në terren edi rama ligji special për grupimin e kçk rama sulmon kritiket e kçk-se

Sondazh

Poll

Politike 5 Shkurt 2020, 17:28

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla, vlerëson metodologjinë e re të zgjerimit, të publikuar sot nga Komisioni Evropi...

Politike 5 Shkurt 2020, 15:13

TIRANË- Policen seksi me syze të zeza të aksionit anti-KÇK dhe që ka ngjallur interesin e shumë personave, Flamur Noka e sheh si një truk propagandi...