Politike

“Erioni këtu nga Tirana, jo Lali jo. Ky më mbron mua, shikojeni!”/ Rama poston video nga Washingtoni, gjen një shqiptar:

5 Shkurt 2020, 15:25 Nga DOSJA
“Erioni këtu nga Tirana, jo Lali jo. Ky më mbron mua,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA për të takuar zyrtarë të lartë të shtetit. Gjatë vizitës së tij zyrtare, Rama ka postuar një video në Facebook gjatë një takimi me një polic shqiptar nga Tirana, i cili quhet Erion. 

Kreu i qeverisë dëgjohet gjatë videos teksa uron që Zoti të bekojë SHBA-të dhe Shqipërinë, ndërsa Polici e dedikon urimin e tij ndaj kryeministrit. 

PJESË NGA VIDEOJA: 

Edi Rama: Në Washington DC me Erionin nga Tirana, jo Lali, por është një Erion tjetër që ka 22 vjet në Amerikë. Shikojeni këtu, ky më mbron mua këtu. Shikojeni! Përshëndenti ata në Tiranë.

Efektivi: Mirëserdhët në Amerikë. Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Edi Rama: Hajde Zoti e bekoftë Amerikën. Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Efektivi: Zoti iu bekoftë ju!

Por kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama pikas dhe “promovon” shqiptarët në botë. Më 4 dhjetor në Itali, numri një i maxhorancës takoi një kamarier shqiptar. (Lexo këtu) Gjithashtu ka postuar edhe një video me policin nga Kosova, që sipas Ramën ruante derën e Kombeve të Bashkuara. (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama në shba edi rama edi rama në shba

Sondazh

Poll

Politike 5 Shkurt 2020, 15:13

TIRANË- Policen seksi me syze të zeza të aksionit anti-KÇK dhe që ka ngjallur interesin e shumë personave, Flamur Noka e sheh si një truk propagandi...