Politike

‘Mos flisni se s’ju prek kush!’/ Berisha denoncon prapaskenat e KÇK-së: Xhaxhai im ka probleme me ligji, kush ishte depu

5 Shkurt 2020, 18:22 Nga DOSJA
‘Mos flisni se s’ju prek kush!’/ Berisha denoncon prapaskenat

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar denoncimin e një prej ndjekësve të tij lidhur me operacionin Forca e Ligjit që po zhvillohet ditët e fundit ndaj “të fortëve” në vend.

Në postimin e tij në Facebook, denoncuesi tek Berisha shkruan se xhaxhait të tij, i cili ka probleme me drejtësinë, i është ofruar mbështetje nga eksponentë të PS-së. Më tej në mesazhin e çuar shkruhet se aksioni do të bëhet si normalisht por nuk do t’i sekuestrohet asgjë mjafton që “xhaxhai” të mos flasë edhe pse do të ndalohet për 24 orë.

“Jemi një familje me probleme me Drejtësinë, por sa për pasurinë e xhaxhait tim sot i është premtuar që çdo gjë e jona nuk do preket nga askush, mjafton që xhaxhai të mos flasë kurrë edhe nëse ndalohet për 24 orë! Takimi sot ka qënë me një nga deputetët më të rëndësishëm të partisë në pushtet. SMS e bëra tani ngaqë kemi urdhër nga lartë, por po qeshim sesi tallen me popullin,”-shkruan denoncuesi anonim.

POSTIMI I PLOTË:

Deri më tani OFL-të në terren kanë sekuestruar pasuritë e Altin Hajrit, Lulzim Berishës, fisit Bajti dhe Doçi etj. Në listë për t’u kaluar në “sitë” janë edhe 200 emra të tjerë të cilët do të duhet të justifikojnë pasurinë e tyre. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti -kçk zbret ne terren ofl ne terren operacioni forca e ligjit sali berisha anti -kçk zbret ne terren ofl ne terren operacioni forca e ligjit sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 5 Shkurt 2020, 17:28

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla, vlerëson metodologjinë e re të zgjerimit, të publikuar sot nga Komisioni Evropi...

Politike 5 Shkurt 2020, 15:13

TIRANË- Policen seksi me syze të zeza të aksionit anti-KÇK dhe që ka ngjallur interesin e shumë personave, Flamur Noka e sheh si një truk propagandi...