Politike

5 Shkurt 2020, 17:28 Nga DOSJA

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla, vlerëson metodologjinë e re të zgjerimit, të publikuar sot nga Komisioni Evropian, duke deklaruar se iu ofroi vendeve të Ballkanit Perëndimor një plan të besueshëm dhe të bazuar në meritën individuale të secilit vend. Përmes një mesazhi në “Facebook”,  Balla shkruan se metodologjia e re e zgjerimit zgjidh hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE.

REAGIMI I TAULANT BALLËS:

Sot Komisioni Europian, përmes Metodologjisë së re të Zgjerimit, na ofroi ne vendeve të Ballkanit Perëndimor një plan të besueshëm dhe të bazuar në meritën individuale të seicilit prej gjashtë vendeve tona.Komisioni Europian rikonfirmoi sot vlerësimin e qartë se Shqipëria?? dhe Maqedonia e Veriut?? janë gati për të filluar menjëherë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian??.

Metodologjia e re e Zgjerimit zgjidh gjithashtu edhe hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE, pozicioni i të cilave divergjoi mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Është tashmë në kredibilitetin e BE, që Këshilli Europian i fund-Marsit të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Është e domosdoshme gjithashtu që Kosova?? dhe Bosnje-Herzegovina?? të progresojnë nga kandidate potenciale në vende kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian.Është mungesë e kredibilitetit të BE mos-mbajtja e premtimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Komisioni Evropian ka miratuar sot një propozim për të çuar përpara procesin e pranimit në BE, duke e bërë atë më të besueshëm, me një drejtues më të fortë politik, më dinamik dhe të parashikueshëm. Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, pas diskutimeve të brendshme komentoi vendimin dhe tha se ‘zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore për Komisionin’. Metodoligjia e re mbështet në tre shtylla kryesore, një drejtues të fortë politik, një proces dinamik dhe proces më të parashikueshëm.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike metodologjia e re e zgjerimit taulant balla metodologjia e re e zgjerimit taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 5 Shkurt 2020, 15:13

TIRANË- Policen seksi me syze të zeza të aksionit anti-KÇK dhe që ka ngjallur interesin e shumë personave, Flamur Noka e sheh si një truk propagandi...