Politike

KE ndryshon metodologjinë e zgjerimit, Bushati: Të shtojmë forcat për të jetësuar objektivin kombëtar

5 Shkurt 2020, 16:18 Nga DOSJA
KE ndryshon metodologjinë e zgjerimit, Bushati: Të shtojmë forcat

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të KE, për të ndryshuar metodologjinë e re të zgjerimit të Komisionit Evropian. Në një reagim në Facebook, Bushati shkruan ser “dekada e katërt e tranzicionit duhet të përmbyllet me Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në familjen evropiane”.

Për ish shefin e diplomacisë shqiptare, javët në vijim janë kritike për zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së. Më tej shprehet se miratimi i kësaj metodologjie vjen dy vjet pas Strategjisë së Zgjerimit të 2018-tës duke u shprehur se ajo do të jetë kryesisht e aplikueshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Komisioni Europian prezantoi metodologjinë e re të procesit të zgjerimit që do të jetë kryesisht e aplikueshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dy vjet pas miratimit të Strategjisë së Zgjerimit të vitit 2018, le të shpresojmë që metodologjia e rishikuar do ta bëjë procesin e pranimit në Bashkimin Europian më efektiv, më të parashikueshëm, më të besueshëm dhe më të prekshëm për qytetarët duke frymëzuar ndryshimet e duhura shoqërore. Javët në vijim do të jenë kritike për zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së. Ndaj, na duhet të shtojmë forcat e përpjekjet mes nesh, të gjithë aktorëve politikë e shoqëror, për të jetësuar këtë objektiv kombëtar. Dekada e katërt e tranzicionit, që shkoi përtej çdo parashikimi, duhet të përmbyllet me Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në familjen europiane”, shkruan Bushati në Facebook.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati metodologjia e re e zgjerimit zgjerimi i be ditmir bushati metodologjia e re e zgjerimit zgjerimi i be

Sondazh

Poll

Politike 5 Shkurt 2020, 15:13

TIRANË- Policen seksi me syze të zeza të aksionit anti-KÇK dhe që ka ngjallur interesin e shumë personave, Flamur Noka e sheh si një truk propagandi...