Politike

Rama takon zyrtarin e USAID në SHBA, prezanton nismën e re pas anti-KÇK: Në 17 shkurt tregojnë Njësinë Speciale Antikorru

5 Shkurt 2020, 15:49 Nga DOSJA
Rama takon zyrtarin e USAID në SHBA, prezanton nismën e re pas

SHBA- Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në SHBA ka takuar Mark Green, ambasadorin e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Në një reagim në Facebook, Rama teksa pa publikuar një foto me Green shkruan se në 17 shkurt do të prezantohet dhe njësia e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion.

Me Mark Green, administratori i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në një takim me fokus Rindërtimin e Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit; Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën antiKÇK; programin e përbashkët të Akademisë së Transparencës?????”, shkruan Rama.

Qeveria miratoi me një akt normativ pak ditë më parë paketën ‘Anti-KCK’. Rama tha se  paketa “Anti KÇK” do t’jua bëjë jetën ferr kriminelëve. Kryeministri nënvizoi se prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar do të pezullohen brenda 3 ditësh. Paketa parashtron se çdo pasuri që nuk do të justifikohet do të sekuestrohet. Ndërsa për mjetet motorike luksoze, në paketë thuhet se do t’u vihen në dispozicion Policisë së Shtetit. Rama, platformën anti KÇK e ka prezantuar gjatë vitit 2019 dhe ka thënë se do jetë një paketë ligjore kundër krimit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama në shba mark green njesia speciale antikorrupsion dhe antievazion rama takon shefin e usaid edi rama edi rama në shba mark green njesia speciale antikorrupsion dhe antievazion rama takon shefin e usaid

Sondazh

Poll

Politike 5 Shkurt 2020, 15:13

TIRANË- Policen seksi me syze të zeza të aksionit anti-KÇK dhe që ka ngjallur interesin e shumë personave, Flamur Noka e sheh si një truk propagandi...