Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, reagon pas vendimit të gjykatës Ina Xhaxho: E kam zgjedhur këtë rrugë jo sepse është e lehtë, por sepse…
Ky reagim erdhi menjëherë pas vendimit të gjykatës, i cili i shpalli fajtor babë e bijë për shkak të pakujdesisë së treguar gjatë procesit mjeksor mbi 3-vjeçarin.
TIRANË - Ina Xhaxho mjekja, e cila kuroi në klinkën e saj private vogëlushin 3-vjeçar Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë tre ditë pas ndërhyrjes të kryer nga ajo dhe baba i saj Roland Xhaxho, ka bërë një reagim në rrjetet sociale. Ky reagim erdhi menjëherë pas vendimit të gjykatës, e cila vendosi masë sigurie ndaj babë e bijë për shkak të pakujdesisë së treguar gjatë procesit mjeksor mbi 3-vjeçarin.
Përmes këtij postimi, Xhaxho ka falenderuar dhe shprehur mirënjohje ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe dhe atyre që kanë besuar te puna e saj. E akuzuara për vdekjen e Brian Spahiut, u ndal specifikisht tek i ati i saj Roland Xhaxho, i cili momentalisht është nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi’. Në fund Xhaxho tha se të lumtur nuk e bëjnë numrat, por zemrat e atyre që ka prekur dhe se e kishte zgjedhur këtë profesion jo se ishte i lehtë, por sepse ishte misioni i saj.
Reagimi i plotë
Me shpirt e me dashuri Ka më shumë se 10 vite që rrugëtimi im profesional ka qenë pranë jush. Në çdo buzëqeshje kam parë shpresë, në çdo lot kam ndjerë dhimbje, dhe në çdo përqafim – dashuri të pastër. Nuk kam qenë thjesht mjekja juaj. Shpesh kam qenë njeriu që ka qarë me ju, është gëzuar me ju, ju ka përqafuar në heshtje dhe ju ka dhënë kurajë kur bota ju dukej e rëndë. E kam zgjedhur këtë rrugë jo sepse është e lehtë, por sepse është thirrja ime. Sepse çdo herë që shoh një nënë me sy të mbushur me lot falënderimi, çdo fëmijë që buzëqesh pas trajtimit, çdo shpirt që rigjen qetësinë – ndjej se jam aty ku duhet.
Nuk ka shpërblim më të madh se të prekësh një jetë me dashuri dhe kujdes. Më kanë thënë shpesh:
“Mos u lodh kaq, mos u ngarko emocionalisht, bëhu si të tjerët — merre më lehtë, merri rastet si turizëm dentar…” Por unë nuk di të jem ndryshe. Nuk di të jetoj pa shpirt në atë që bëj. Ajo që më mban gjallë nuk janë numrat, por zemrat që kam prekur. Janë lutjet dhe mirënjohja e prindërve që shohin tek unë një dritë shprese. Sot, pas më shumë se 2000 pacientësh, ndjej vetëm falënderim. Për secilin që më ka besuar, për secilin që më ka dhuruar një pjesë të shpirtit të tij. Ju më keni bërë njeri më të fortë, më të butë dhe më të përulur. Dhe mbi të gjitha… Faleminderit nga zemra Profesorit tim, njeriut që me 47 vite përvojë mbi supe ka qenë drita që më ka udhëhequr çdo ditë. Ky është misioni im. Jo thjesht një punë. Dashuri e pastër. Dhimbje. Shpresë. Jetë.
Si ndodhi ngjarja?
I mituri u dërgua nga familjarët në klinikën dentare për disa shërbime. Pasi mjeku, Roland Xhaxho i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë është vendosur që të kryhet operimi me narkozë. Pas një operacioni që zgjati shumë orë, djali nuk është zgjuar më dhe është dërguar në shtëpi, sepse mjeku iu ka thënë familjarëve se do të zgjohet më vonë. Në shtëpi ai ka shfaqur probleme dhe rritje temperature dhe është dërguar në pediatri ku ka qëndruar në gjendje kome për 2 ditë dhe ka ndërruar jetë./Dosja.al
Sondazh
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Zbardhet dëshmia e Elvis Shkambit: Më kapi mllefi, armën e mbaja gjithmonë me vete
Elvis Shkambi TIRANË- Dëshmia e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e djeshme është zbardhur. M&eum...
Ekzekutimi i gjykatësit Astrit Kalaja, Gjykata e Vlorës ndërpret punën për tre ditë, i bashkohet edhe ajo e Dibrës
Astrit Kalaja VLORË- Gjykata e Vlorës ka ndërprerë punë për tre ditët në vijim, pas vrasjes së gjykat&eu...
VIDEO/ Kërcënon xhaxhai i Elvis Shkambit: Ai që do të dënojë nipin do të përballet me plumba
Gjovalin Shkembi SHKODËR- Xhaxhai tjetër i Elvis Shkambit, Gjovalin Shkambi ka paralajmëruar hakmarrje për dënimin e nipit t&...
“Kambanë alarmi për qeverinë e gjyqësorit”/ Gjykata e Beratit reagon për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja: Të merren masa urgjente për rritjen e sigurisë!
Foto ilustruse BERAT - Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka kërkuar rritjen e menj&...
VIDEOLAJM/ Po priste i qetë jashtë Gjykatës së Apelit, momenti i arrestimit të Elvis Shkambit: Unë e vrava
Arrestimi i Elvis Shkembit TIRANË- Momenti i arrestimit të Elvis Shkambit ditën e djeshme nga policia është publikuar. Në...
“Do ta minoj në të katër qoshet”/ Si kërcënonte Gjon Shkambi një vit më parë: Do t’ju hedh në erë!
Gjon Shkëmbi TIRANË- Vrasja e djeshme e gjyqtarit Astrit Kalaja ishte një ngjarje e paralajmëruar më parë nga vetë xhaxh...
FOTO/ Investigimi i medias kolumbiane: Artur Tushi, i rrëmbyer dhe dënuar më parë po hetohej nga Spanja deri në Ekuador, vrasësi i tij u pagua me dollarë
Foto ilustruse KOLUMBI - Një invesitigim i bërë nga gazeta kolumbiane EL Tiempo ka treguar detaje të reja nga ekzekutimi mafioz ndaj sh...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Zbardhen emrat e të arrestuarve, ja akuzat që rëndojnë mbi ta
TIRANË- Policia ka zbardhur emrat e të gjithë personave të arrestuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e djeshme ...
"Gjon Shkambi ishte në dijeni të planeve të nipit"/ Policia zbardh dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Roja i sigurisë nuk i kontrolloi
Pamje nga vendngjarja TIRANË- Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të krimit të rëndë ku mbeti i vdekur gjykatësi ...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Nesër mbahen homazhet në Pallatin e Kongreseve, gjyqtari do prehet në vendlindjen e tij
Astrit Kalaja TIRANË- Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme. Ndë...
