Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Zbardhet dëshmia e Elvis Shkambit: Më kapi mllefi, armën e mbaja gjithmonë me vete

Ndërkohë që më tej ka theksuar se sapo dëgjoi vendimin e gjykatësit, e kapi një mllef dhe e vrau.  

7 Tetor 2025, 11:52 Nga I.A
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Zbardhet dëshmia e Elvis Shkambit:
Elvis Shkambi

TIRANË- Dëshmia e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e djeshme është zbardhur. Mësohet se Elvis Shkambi në fjalën e tij ka deklaruar se armën e mbante gjithmonë me vete. Ndërkohë që më tej ka theksuar se sapo dëgjoi vendimin e gjykatësit, e kapi një mllef dhe e vrau.  

"Dëgjova vendimin e gjykatësit, armen e kisha me vete, e mbaja gjithmonë me vete dhe ashtu e mendova për momentin, u ngrita e qëllova, më kapi një si mllef", ka thënë Shkambi.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

elvis shkambi astrit kalaja

Sondazh

Poll