Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Nesër mbahen homazhet në Pallatin e Kongreseve, gjyqtari do prehet në vendlindjen e tij

Homazhet shtetërore për gjyqtarin e ndjerë do të mbahen ditën e nesërme në pallatin e Kongreseve.

7 Tetor 2025, 09:26 Nga I.A
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Nesër mbahen homazhet në Pallatin e
Astrit Kalaja

TIRANË- Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme. Ndërkohë që sot do të mbahen vizitat private në familjen e Kalasë. 

Homazhet shtetërore për gjyqtarin e ndjerë do të mbahen ditën e nesërme në pallatin e Kongreseve. Më pas Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00 në vendlindjen e tij Stom-Golem, Shkodër.

“Vizita priten në shtëpinë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit, ish Ambasada Jugosllave, Tiranë, ditën e martë, datë 7 tetor 2025 prej orës 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00”, thuhet në njoftimin e vdekjes të publikuar nga familjarët e gjyqtarit.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

astrit kalaja elvis shkembi

Sondazh

Poll