Aktualitet

Ekzekutimi i gjykatësit Astrit Kalaja, Gjykata e Vlorës ndërpret punën për tre ditë, i bashkohet edhe ajo e Dibrës

Nga data 7 tetor deri më datë 10 tetor Gjykata e Vlorës nuk do të zhvillojë asnjë seancë apo proces gjygjësor.

7 Tetor 2025, 11:23 Nga E.d
Ekzekutimi i gjykatësit Astrit Kalaja, Gjykata e Vlorës ndërpret
Astrit Kalaja

VLORË-  Gjykata e Vlorës ka ndërprerë punë për tre ditët në vijim, pas vrasjes së gjykatësit të Apelit Astrit Kalaja. Nga data 7 tetor deri më datë 10 tetor Gjykata e Vlorës nuk do të zhvillojë asnjë seancë apo proces gjygjësor.

Pas Vlorës edhe Gjykata e Dibrës ka ndërprerë për ditën e sotme të gjitha proceset gjyqësore. Ndërsa Gjykata e Apelit në Tiranë ka ulur në gjysmështizë flamurin në nder të gjyqtarit të ndjerë, Astrit Kalaja. Gjithasht ka pezulluar të gjitha gjyqet e planifikuara për ditën e sotme.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

gjykata e vlorës ekzekutim astrit kalaja

Sondazh

Poll