Aktualitet

VIDEO/ Kërcënon xhaxhai i Elvis Shkambit: Ai që do të dënojë nipin do të përballet me plumba

Më tej në fjalën e tij, Shkambi shprehet se kanë 13 vite që kërkojnë drejtësi për pronën e tyre, duke i shkruar dhe kryeministrit, por sipas tij skanë marrë asnjë përgjigje. 

7 Tetor 2025, 11:20 Nga I.A
VIDEO/ Kërcënon xhaxhai i Elvis Shkambit: Ai që do të
Gjovalin Shkembi

SHKODËR- Xhaxhai tjetër i Elvis Shkambit, Gjovalin Shkambi ka paralajmëruar hakmarrje për dënimin e nipit të tij. Në një intervistë për mediat, Shkambi ka deklaruar se gjyqtari që do të dënojë nipin e tij do të përballet me plumbat. Më tej në fjalën e tij, Shkambi shprehet se kanë 13 vite që kërkojnë drejtësi për pronën e tyre, duke i shkruar dhe kryeministrit, por sipas tij skanë marrë asnjë përgjigje. 

"Kushdo qoftë ai gjyqtar që do ta dënojë nipin tim Elvisin, do përballet me të njëjtën gjë. Ai gjyqtar që do ta dënojë, do përballet me plumba! S’ka gjyqtar që guxon me e dënu Elvisin, sepse do pësojë si Astrit Kalaja. Ai gjyqtar që dënon ato me Kolin e Klisman e me mua ka të njetin shpërblim, provat i dhamë, s na e përdhunon kush pronën. Nuk i druhem hakmarrjes hiç. Kush dënon atë djalë do përballet në gjykatë me plumba. Nuk ka gjyqtarë që e dënon se do ti hajë plumbat si Astrit Kalaja. Kemi 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë: na jepni pronën, se e kemi ble. Ja kemi ble shtetit, me letra e me ligj. E kemi ble pronën me ligj, me rregulla. Kushdo që dënon atë djalë, të njëjtën gjë ka me pësu, qoftë edhe Donald Trump e Papa – nuk ka lojë me ne. Ashtu do përfundojnë. Ne i kemi fitu të gjitha gjyqet, e kemi certifikatën. Ka 13 vjet që i shkruaj kryeministrit: Më liro pronën, ta hetojë shteti! Nuk ka lojë më me ne. Nuk kam qenë në dijeni të veprimeve të nipit”, thotë ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

gjovalin shkëmbi elvis shkëmbi

Sondazh

Poll