Aktualitet

“Kambanë alarmi për qeverinë e gjyqësorit”/ Gjykata e Beratit reagon për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja: Të merren masa urgjente për rritjen e sigurisë!

Në postim e saj thuhet se ky është një akt kriminal dhe një kambanë alearmi për qeverinë e gjyqësorit.

7 Tetor 2025, 11:00 Nga E.d
“Kambanë alarmi për qeverinë e gjyqësorit”/
Foto ilustruse

BERAT - Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka kërkuar rritjen e menjëhershme të sigurisë për gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Shqipërisë. Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare stafi i Gjykatës së Beratit ka shprehur tronditjen e thellë ndaj rastit kriminal ku gjykatësi Astrit Kalaja mbeti i vrarë.

Në postim e saj thuhet se ky është një akt kriminal dhe një kambanë alearmi për qeverinë e gjyqësorit. Në fund stafi i Gjykatës së Beratit i ka shprehur ngushëllime kolegëve dhe miqve të gjyqtarit i cili u ekzekutua ditën e djeshme nga autori Elvis Shkambi.

 “Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat shpreh tronditjen e thellë për aktin kriminal ndaj vrasjes së gjyqtarit në krye të detyrës. Kjo tragjedi për sistemin e drejtimin e drejtësisë dikton nevojën e ngutshme për marrjen e masave për rritjen e sigurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Ky akt kriminal duhet të jetë një këmbanë alarmi për qeverinë e gjyqësorit dhe duhet ta frymëzojë për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj sigurisë në sistemin gjyqësor.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat i shpreh ngushëllimet familjarëve, kolegëve dhe miqve të gjyqtarit”, thuhet në postimin e bërë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

masa berat astrit kalaja

Sondazh

Poll