Aktualitet

VIDEOLAJM/ Po priste i qetë jashtë Gjykatës së Apelit, momenti i arrestimit të Elvis Shkambit: Unë e vrava

Në videon e postuar nga JOQ Albania, shihet se si autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja pas ngjarjes ka dalë në ambientet e jashtme në gjykatës dhe ka pritur aty.

7 Tetor 2025, 10:55 Nga I.A
VIDEOLAJM/ Po priste i qetë jashtë Gjykatës së Apelit,
Arrestimi i Elvis Shkembit

TIRANË- Momenti i arrestimit të Elvis Shkambit ditën e djeshme nga policia është publikuar. Në videon e postuar nga JOQ Albania, shihet se si autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja pas ngjarjes ka dalë në ambientet e jashtme në gjykatës dhe ka pritur aty. Në momentet që Policia ka ardhur, ai u ka thënë atyre se e ka vrarë ai dhe më pas ka ngritur duart sipër.  


Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

astrit kalaja elvis shkambi gjon shkambi

Sondazh

Poll