Politike

Kryeministri Rama takon presidentin e Real Madridit, Florentino Perez! Ndjek ndeshjen live në tribunën VIP

Rama ka ndarë disa foto në llogarinë e tij në platformën Facebook, i shoqëruar nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez. Ai u shpreh në mbishkrimin e postimit të tij, se ndihet i privilegjuar nga mikpritja e presidentit, si edhe theksoi se kanë diskutuar për për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve.

4 Tetor 2025, 22:14 Nga M.L
Kryeministri Rama takon presidentin e Real Madridit, Florentino Perez!  Ndjek
Foto ilustruese

SPANJË- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Madrid, ku po ndjek nga afër ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe Villarealit, e cila luhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00. Rama ka ndarë disa foto në llogarinë e tij në platformën Facebook, i shoqëruar nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez. Ai u shpreh në mbishkrimin e postimit të tij, se ndihet i privilegjuar nga mikpritja e presidentit, si edhe theksoi se kanë diskutuar për për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve.

“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjoz spanjoll”, shkruan Rama.

edi rama florentino perez

Sondazh

Poll