Politike

Mbështetja për kandidatë të pavarur, Berisha: Duhet të jetë një person që më bindë më shumë se kushdo

Në një prononcim për mediat kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se do t'i dilnin krah kandidaturave të pavarura që shfaqin interes në këto zgjedhje, duke shtuar se çdo kandidat i tillë regjistrohet si i pavarur, i mbështetur nga forcat politike.

4 Tetor 2025, 16:13 Nga M.L
Mbështetja për kandidatë të pavarur, Berisha: Duhet të
Foto ilustruese

TIRANA- Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka përfunduar tashmë, e në qendër të diskutimeve ishin zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki të vendit. Në një prononcim për mediat kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se do t'i dilnin krah kandidaturave të pavarura që shfaqin interes në këto zgjedhje, duke shtuar se çdo kandidat i tillë regjistrohet si i pavarur, i mbështetur nga forcat politike.

Berisha tha më tej se identikiti do të jetë një njeri i cili të ketë aftësitë për të bindur më shumë se, kushdo tjetër qytetarët e Tiranës për shkak të aftësive të tij, përfomancës së tij etj.

"Kjo është gjysëm e pavarur. E pavarur është ai, e pavarur jeni ju, nëqoftëse del dhe thoni se, unë do të kandidoj dhe kërkoj mbështetjen e partive politike. Asgjë nuk ka të djegur në këtë. Më vjen keq. Jemi në rrafsh të doktrinës. Në doktrinë, nëse unë kandidoj Osmanin, Osmani është kandidat i imi jo i pavarur, apo nuk është kështu. Osmani është jo partiak të themi, por është kandidat i propozuar dhe ky nuk është një mëkat, jo.

Të themi dhe të jemi të vërtetë në konceptin, i pavaruri është ai që thotë; shikoni, unë do të dal të kandidoj për qytetin e Beratit, apo për Vlorën, apo për Tiranën. Po të duan forcat politike të më mbështetin. A është ky tamam i pavarur. Problemi është, edhe opozita mund të zgjedhë një kandidat jo partiak të themi, dhe ky është një kandidat jo partiak dhe opozita është e lirë ta bëjë në çdo moment. Ai regjistrohet si i pavarur, i mbështetur nga forcat politike. Do të regjistrohet, si një koalicion mbështetës i kandidatit. Do të zgjedhim se cili gjykohet më i zgjedhshëm.

Identikiti do të jetë një njeri i cili të ketë aftësitë për të bindur më shumë se, kushdo tjetër qytetarët e Tiranës për shkak të aftësive të tij, përfomancës së tij etj. Natyrisht do të jenë diskutimet për të. Por edhe njëherë, në rast se flasim për të pavarur, i pavarur është ai që merr guximin dhe thotë; shiko, unë dola në arenë. Në rast se nuk del asnjëri, atëherë janë të pavarurit e propozuar nga partitë. Këto nuk janë kandidatura të pavarura, këto janë kandidatura jashtëpartiake të propozuara nga partitë dhe kjo shumë mirë, dhe kjo ka funksionuar. Tani unë mos të numëroj kandidatë por PD, këtë model që po flas e ka përdorur. Nuk është një praktikë e pavarur e përdorur nga PD. E të pavarurit është e pavarur. Kurse praktika e propozimit të kandidatëve që nuk kanë qenë në PD, kjo është e njohur me dëshmitar," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll