Politike

Ervin Salianji me qytetarë dhe simpatizantë në Korçë, demokrati ndan PAMJET nga takimi

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Salianji ndau atmosferën e ngrohtë të takimit, ku të pranishmit u bashkuan në thirrjet “Liri, Demokraci”, një mesazh simbolik i qëndrueshmërisë së vlerave demokratike, pavarësisht sfidave politike.

4 Tetor 2025, 21:37 Nga M.L
Ervin Salianji me qytetarë dhe simpatizantë në Korçë,
Foto ilustruese

KORÇË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me qytetarë dhe simpatizantë në qytetin e Korçës, ku u prit me entuziazëm nga demokratët lokalë. Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Salianji ndau atmosferën e ngrohtë të takimit, ku të pranishmit u bashkuan në thirrjet “Liri, Demokraci”, një mesazh simbolik i qëndrueshmërisë së vlerave demokratike, pavarësisht sfidave politike.

Në një deklaratë të mëparshme, Salianji tha se rikthimi në qytetin e tij i jep energji dhe motivim për betejat që Partia Demokratike dhe qytetarët kanë përpara. Ai theksoi se, në momentet kur politika tenton të humbasë lidhjen me realitetin dhe qytetarët, është pikërisht populli ai që rikthen kuptimin dhe fuqinë e saj të vërtetë.

ervin salianji korce

Sondazh

Poll