Politike

Ermal Hasimja kërkesë Sali Berishës LIVE në televizion: Dua të jem kryetari i Bashkisë së Tiranës, më konsidero

Në një deklaratë publike gjatë një transmetimi live në Euronews Albania, Hasimja bëri të ditur se ka vendosur të hyjë në garën për drejtimin e kryeqytetit, duke paraqitur publikisht ambicien e tij politike për zgjedhjet e pjesshme që priten të mbahen më 9 nëntor.

4 Tetor 2025, 20:46 Nga M.L
Ermal Hasimja kërkesë Sali Berishës LIVE në televizion: Dua
Foto ilustruese

TIRANA- Pedagogu dhe analisti politik, Ermal Hasimja, një nga emrat që është përmendur gjerësisht në media ditët e fundit, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në një deklaratë publike gjatë një transmetimi live në Euronews Albania, Hasimja bëri të ditur se ka vendosur të hyjë në garën për drejtimin e kryeqytetit, duke paraqitur publikisht ambicien e tij politike për zgjedhjet e pjesshme që priten të mbahen më 9 nëntor.

"Me duket pozicioni logjik është që një opozitë e bashkuar të dalë me një kandidat të pavarur, i cili do të mbështetet nga një shumicë sa më e madhe e partive opozitare. Berisha ka kërkuar që edhe kandidatët e tjerë të shprehin dëshirat dhe ambiciet e tyre.

Duke pasur këtë mundësi, unë po i drejtohem zotit Berisha dhe kryesisë së PD-së, si dhe forcave të tjera opozitare, duke ju paraqitur publikisht kandidaturën time për kreun e Bashkisë së Tiranës, me të njëjtat kritere që ai ka përcaktuar: kandidat i pavarur, pa logo specifike partie, i mbështetur nga shumica e opozitës. Prandaj, zoti Berisha mund ta quajë kandidaturën time të paraqitur dhe ta shqyrtojë," u shpreh Hasimja./ Dosja.al

ermal hasimja sali berisha deklarate zgjedhjet e 9 nentorit

Sondazh

Poll