Politike

Mbështetja e kandidaturave të pavarura, Berisha: Nuk propozoj asnjë emër, nuk ka kuptim që të ftoj intelektualë apo specialistë dhe t'i mbështes

Berisha tha se kjo forcë politike mbështet kandidatë të pavarur në këto zgjedhje, ku më tej shton se nuk ka një emër si propozim. Sipas Berishës nuk ka kuptim që të ftojë intelektualë apo specialistë dhe më pas ti mbështesë. 

4 Tetor 2025, 16:20 Nga M.L
Mbështetja e kandidaturave të pavarura, Berisha: Nuk propozoj
Sali Berisha

TIRANA- Pas përfundimit të takimit me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ende nuk kanë një emër kandidati për bashkinë e Tiranës. Berisha tha se kjo forcë politike mbështet kandidatë të pavarur në këto zgjedhje, ku më tej shton se nuk ka një emër si propozim. Sipas Berishës nuk ka kuptim që të ftojë intelektualë apo specialistë dhe më pas ti mbështesë. 

"Unë nuk jam këtu për të diskutuar për asnjë emër. Nuk më lejohet mua. Nëse unë ftoj intelektualë, ftoj specialistë, ftoj ekspertë që të konsiderojnë kandidimin e tyre në betejë për Tiranën, Beratin, në betejë për Vlorë, për të gjitha qytetet, atëherë çfarë kuptimi ka të dal e të them unë, mbështes filanin, ose nuk mbështes filanin. Jo.

Tani, edhe njëherë nuk kam asnjë prononcim për kandidatin. Ka përcaktuar bandat kriminale, se ajo Lubia ka filluar takimet me bandat. Është takuar me Asllani i Vorës dhe me radhë dhe po takon bandat. Aty ligjin po e bëjnë bandat. Unë nuk them se, nuk është një kohë e ngushtë. Është një kohë e ngushtë, por ne po i bëjmë këto gjëra, do ti realizojmë. Mendoj se dy ditët e ardhshme do të ishte kohë e përshtatshme se dhe zgjatja është e pamundur.

Sot dhe nesër do të pritet. Nuk ka gjë të përcaktuar, nuk ka asgjë. Por vetë koha është shumë e ngushtë.
Do të kemi kandidatin, ne do e mbështesim, partitë e tjera do e mbështesin ta supozojmë, por unë ftoj personalitete të këtij vendi, e këtij qyteti, të guxojnë sepse ne i mirëpresim absolutisht me shumë sinqeritet," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll