Politike

Mbështetje kandidatëve të pavarur/ Berisha: Vendimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm, i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër

Berisha tha se opozita do të konsiderojë kandidatët e pavarur duke shtuar se vendimi për mbështetjen e tyre është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe sipas tij i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër.

4 Tetor 2025, 15:49 Nga M.L

 

Mbështetje kandidatëve të pavarur/ Berisha: Vendimi
Sali Berisha

 

TIRANA- Pas përfundimit të takimit me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ende nuk kanë një emër kandidati për bashkinë e Tiranës. Berisha tha se opozita do të konsiderojë kandidatët e pavarur duke shtuar se vendimi për mbështetjen e tyre është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe sipas tij i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër.

"Unë mendoj se kandidati i pavarur, është i pavarur kur deklaron veten, apo nuk është kështu. Por edhe të propozuar, asgjë nuk do të lihet jashtë konsideratës. Natyrisht duhet të jemi realist. Në historinë e modeleve elektorale, të pavarurit e mbështetur nga forcat politike kanë regjistruar suksese të papritura, të themi atë që është. Sot, tani, mund të ju them se në një shtet prej 18 milionësh, në Rhine ëestphalia, në Gjermani, të gjithë kandidatët të pavarur, të mbështetur nga forcat politike. Pra, nuk është kjo.

 

Vendimi është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër. Kë paraqiti ai? A e kuptoni ju se, çdo njeri tjetër në atë organizatë kriminale mund të dilte para Ogertës. Ogertës desh i ra të fiktë kur e mori vesh, sepse e di barrën e krimit që ka mbi supe. A nuk janë këto nata ma ditën, a nuk është kjo errësira me dritën, dallimi.
Ne themi, qytetarët themi, personaliteteve të vendit, intelektualëve të vendit, ekspertëve u themi, atyre të cilët ndihen të gatshëm të përballen të marrin vendimin e duhur dhe ne qëndrojmë të hapur ndaj tyre. Jo lajmi përbën ky, por risinë madhore, prandaj dhe mos bëjmë asnjëherë atë që ja; tani të themi, shihni trungun e pishës sa i madh, tani këto degët nuk na lënë me e pa. Nuk mund të ndodhi kjo," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll