Politike

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD-së/ Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

Në një prononcim për mediat kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se kandidatët e opozitës për bashki nuk duhet të jenë politikë, por figura nga shoqëria civile.

4 Tetor 2025, 15:45 Nga M.L

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD-së/ Berisha: Do të

TIRANA- Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka përfunduar tashmë, e në qendër të diskutimeve ishin zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki të vendit. Në një prononcim për mediat kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se kandidatët e opozitës për bashki nuk duhet të jenë politikë, por figura nga shoqëria civile.

Berisha shtoi më tej se opozita do të konsiderojë kandidatët e pavarur, teksa tha se kandidatët e PD-së për bashkinë Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera duhet të jenë figura nga shoqëria civile dhe jo figura politike.

"Patëm një diskutim të gjatë, të përgjegjshëm, të lirë. Ajo që predominoj dhe e konsideroj një hap të rëndësishëm në përpjekjen tonë, është se PD ndonëse ka padiskutim kandidatura kalibri për asnjëlloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet, do vlerësojë dhe çmojë shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojë me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderojnë të nevojshme për fitoren e tyre, mbështetjen e PD-së. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë dhe forcat e tjera opozitare. Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por dhe në bashkitë e tjera. Ky është një moment do të mendoja unë, për të gjithë ata qytetarë, intelektualë, ata specialistë, ekspertë që ndihen të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës, të matin forcat e tyre në një garë në interesin më të mirë të qytetarëve të marrin vendimin e duhur," tha Berisha. 

zgjedhje te parakohshme sali berisha partia demokratike

Sondazh

Poll