Politike

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Berisha: PD çmon kandidaturat e pavarura, i pres edhe dy ditët në vijim

Berisha tha se do t'i konsiderojnë me seriozitetin më të madh këto kandidatura, por shton më tej se koha e pritjes nga ana e tyre është vetëm dy ditët e ardhshme.

4 Tetor 2025, 16:06 Nga M.L
Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Berisha: PD çmon kandidaturat e
Sali Berisha

TIRANA- Në përfundimin e mbledhjes me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha tha se PD do të konsiderojë me seriozitetin më të madh kandidatë të pavarur në këto zgjedhje. Berisha tha se do t'i konsiderojnë me seriozitetin më të madh këto kandidatura, por shton më tej se koha e pritjes nga ana e tyre është vetëm dy ditët e ardhshme.

BERISHA: PD vlerëson dhe çmon shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojmë me seriozitetin më të madh kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderohen të nevojshëm për fitoren e tyre, mbështetjen e PD. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë edhe forcat e tjera opozitare.

Pyetje: Edhe sa kohe do i prisni?

Berisha: Dy ditë e ardhshme do të ishte kohë e përshtatshme.

sali berisha zgjedhje te parakohshme

Sondazh

Poll