Aktualitet

Vrasja e Andi Malokut! Tensione në seancën gjyqësore në GJKKO, babai i viktimës përplaset me Plaurent Dervishajn: Pse ma ke vrarë djalin? Dervishaj: Hajde me tako një ditë dhe ta sqaroj

Genci Maloku është përplasur në GJKKO me Plaurent Dervishajn, të akuzuarin si porositës të këtij atentati. Maloku i ka kërkuar Plaurent arsyen e vrasjes së djalit të tij, ndërsa Dervishaj i tha se duhet të vinte që ta takonte personalisht.

3 Tetor 2025, 12:39 Nga M.L
Vrasja e Andi Malokut! Tensione në seancën gjyqësore në
Foto ilustruese

TIRANA- Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët akuzohen për vrasjen e Andi Malokut në atentatin e Shkozetit kundrejt ish-prokurorit Arian Ndoja. Është paraqitur në gjykatë për të dhënë dëshminë e saj edhe Genci Maloku, babai i Andi Malokut që mbeti viktimë në atentatin ndaj Arjan Ndoj në Sukth. Genci Maloku është përplasur në GJKKO me Plaurent Dervishajn, të akuzuarin si porositës të këtij atentati. Maloku i ka kërkuar Plaurent arsyen e vrasjes së djalit të tij, ndërsa Dervishaj i tha se duhet të vinte që ta takonte personalisht.

PËRPLASJA:

Plaurent Dervishaj: Kur Rrumi ka përmend emrin tim, të ka thënë gjë tjetër?

Genci Maloku: Jo nuk e dinte fare mbi arsyet . Arben Merkurin e njoh e di qe thirrej me nofkën Maneci. Në telefon me ka ardhur një mesazh në emër te Plaurenti Dervishaj. Më ka shkruar jam Plaurenti. Kam bërë kallëzim tek komisariati nr.6. Mirë djalin po mua, pse ke dashtur më vrarë pa ju bwrw asgjë?

Plaurent Dervishaj: Hajde me tako një ditë dhe ta sqaroj.

Genci Maloku: Pse ma ke vrarë djalin? Ca te bëri djali?

Plaurent Dervishaj: A te ka permend Rrumi emrin tim?

Atentanti ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

plaurent dervishaj julian meçe genci maloku arjan ndoj andi maloku gjkko

Sondazh

Poll