3 Tetor 2025, 11:56
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, po zhvillohet seanca e radhës për të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët akuzohen për vrasjen e Andi Malokut në atentatin e Shkozetit kundrejt ish-prokurorit Arian Ndoja. Është paraqitur në gjykatë për të dhënë dëshminë e saj edhe bashkëjetuesja e Arben Mërkurit alias Ismaili, i cili është ekzekutuar që në maj të vitit 2022.
Shtetasja Sh, ka dëshmuar se nuk i ka njohur kurrë shokët e bashkëshortit të saj dhe se nuk ka pasur dijeni për aktivitetin kriminal të tij. Më tej ajo deklaron se bashkëshorti i saj nuk ka pasur ndonjëherë probleme me drejtësinë dhe se ditën kur ky i Andi Maloku u ekzekutua, kishin qenë bashkë.
Shtetasja Sh: Unë banoj në Sukth Durrës. Arben Merkuri ishte bashkëjetuesi im. Unë nuk i kam njohur asnjë shok të tij. Arben Merkuri ka ndërruar jetë në Maj 2022. Kemi një dyqan në Sukth. Ka punuar edhe në bashki. Ka pasur më përpara mbiemrin Ismaili. Në vitin 2020 ka vdekur motra e burrit në Itali. Plaurent Derivshaj nuk e njoh. Ne nuk dimë asgjë se si është vrarë. Kam 15 vite qe kam bashkëjetuar me Arben Mërkurin. S’di gjë fare për shokët e burrit as me kë shoqërohej. Kam dy fëmijë nga bashkëjetesa. Mbaj mend që ka pas një telefon. Nuk ka pasur asnjëherë probleme me drejtësinë. Ditën kur u vra Arbeni kemi qenë bashkë, dikush e mori në telefon dhe sa zbriti shkallët dëgjuam zhurmë armësh. Djali më tha kanë vrarë babin. Nuk di gjë kush e ka bërë vrasjen. Biznesin e kam të rregullt me dokumente.
Plaurent Dervishaj: A ke marr vesh ca është fol për burrin tënd? Burri jot flitet se ka qenë vrasës me pagesë. S’ka grua që i thotë burrit “shko vrit”
Shtetësja SH: Nuk është e vërtetë
Plaurent Dervishaj: Burri jot dhunonte dy gazetare, e ke parë
Shtetësja SH: Nuk e kam parë
Atentanti ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al
gjkko andi maloku arben merkuri plaurent dervishaj julian meçe
Aktualitet
3 Tetor 2025, 11:38
E. D
Jonaid Myzyri
TIRANË- GJKKO ka hequr masën e pezullimit nga detyra per kreun e komisionit te prokurimeve publike, Jonaid Myzyri. Pas heqjes s&eum...
Aktualitet
3 Tetor 2025, 11:33
M.L
Bekim Halilaj
BRUKSEL- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen makabër që u zbulua të dielën e ka...
Aktualitet
3 Tetor 2025, 11:30
I.A
Selma Bajrami
KOSOVË- Këngëtarja boshnjake me prejardhje shqiptare, Selma Bajrami ka trazuar serbët, pas një performancë q&eu...
Aktualitet
3 Tetor 2025, 11:20
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR - Një predhë luftarake është gjetur në fshatin Mes të Postribës, në Shkodër. Ajo &...
Aktualitet
3 Tetor 2025, 11:17
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e Edmir Bergut, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 n&eu...
Aktualitet
3 Tetor 2025, 11:11
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ky është momenti i arrestimit të të akuzuarve për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion t&eum...
Aktualitet
3 Tetor 2025, 10:44
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Emrat e të arrestuarve si të akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni të femrave, janë publi...
Aktualitet
3 Tetor 2025, 10:32
M.L
Foto ilustruese
GREQI- Një plantacion me 1,650 rrënjë “cannabis sativa” u zbulua nga oficerët e policisë të N&eum...
Aktualitet
3 Tetor 2025, 10:30
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Policia ka goditur një grup kriminal që rekrutonte vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe t&eum...
Aktualitet
3 Tetor 2025, 09:55
M.L
Momenti i mbërritjes në SPAK
TIRANA- Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur para pak çastesh ...