Aktualitet

Zbardhja e vrasjes së Edmir Bregut/ Njëri nga ekzekutorët anëtar i grupit të Avdylajve, Ermir Dedja u vra me kallash në muajin maj 2025 në Durrës

SPAK bëri dje me dije se Alfred Doka dhe Ermir Dedja vepruan si ekzekutorë të Edmir Bregut. Ndërsa porositësi i vrasjes, sipas Prokurorisë, dyshohet se ishte Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj. Ndërkohë Alfred Doka është shpallur në kërkim. 

3 Tetor 2025, 11:17 Nga E. D
Zbardhja e vrasjes së Edmir Bregut/ Njëri nga ekzekutorët
foto ilustruese

DURRËS- Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e Edmir Bergut, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në Durrës. Mësohet se Ermir Dedja personi që ka marrë pjesë në vrasjen e Edmir Bregut, rezulton të jetë vrarë me kallash në muajin Maj 2025 në Durrës. SPAK bëri dje me dije se Alfred Doka dhe Ermir Dedja vepruan si ekzekutorë të Edmir Bregut. Ndërsa porositësi i vrasjes, sipas Prokurorisë, dyshohet se ishte Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj. Ndërkohë Alfred Doka është shpallur në kërkim. 

Anëtari i bandës së Avdylajve u vra pranë një qendre shëndetësore teksa po lëvizte në këmbë. Ai u qëllua me plumba kallashnikovi nga një makinë tip "Seat". Autorët nuk dihen ende por policia ka identifikuar 5 persona si të përfshirë në ngjarje. Dy janë vënë në pranga, Erion Ndoni, 36-vjeç dhe Klodian Berisha, 35-vjeç, të cilët akuzohen se kontrabanduan automjetin që u përdor nga autorët.

Në kërkim është shpallur 33-vjeçari Xhuljano Dyrmishi për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave. Dy të tjerët, një shqiptar dhe një maroken, u shpallën në kërkim dy ditë pas ngjarjes së rëndë me akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen. 

edmir bregu

Sondazh

Poll