Aktualitet

U gjet i varur në Bruksel, zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në mënyrë makabre. Ja e shkuara kriminale e Bekim Halilajt

Mësohet se i riu është një person me të kaluar kriminale në Mbretërinë e Bashkuar, e për pasojë hetimet po e trajtojnë rastin si vrasje të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar.

3 Tetor 2025, 11:33 Nga M.L
U gjet i varur në Bruksel, zbulohet identiteti i shqiptarit të
Bekim Halilaj

BRUKSEL- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen makabër që u zbulua të dielën e kaluar në periferi të Brukselit. Një trup i pajetë u gjet i varur në pjesën e pasme të një tabele përgjatë një autostrade pranë “Westland Shopping", ku në të cilën viktima dyshohet të jetë shqiptari Bekim Halilaj. Mësohet se i riu është një person me të kaluar kriminale në Mbretërinë e Bashkuar, e për pasojë hetimet po e trajtojnë rastin si vrasje të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Sipas informacioneve nga autoritetet belge, viktima dyshohet të jetë Bekim Halilaj, 29 vjeç, me origjinë nga me origjinë nga fshati Bicaj i Kukësit. Policia dhe prokuroria federale hapën menjëherë hetimet dhe po e trajtojnë rastin si një ekzekutim me motive kriminale.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës që lamë pas pranë zonës së Anderlechtit në Belgjikë. Trupi i të riut shqiptar mësohet se qëndroi për disa orë i varur dhe ishin kalimtarët që e vunë re, të cilët fillimisht e ngatërruan me dekorime festive, e më pas njoftuan menjëherë autoritetet vendase.

Por, kush është Bekim Halilaj?

Sipas të dhënave nga media britanike, një person me emrin Bekim Halilaj ka qenë më parë i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik të drogës. Dënimi erdhi pasi grupi u deklarua fajtor për shpërndarjen e kokainës me vlerë prej 4 milionë paund, nga shtatori i 2016-ës deri në prill të 2017-ës.

Ai u arrestua në një banesë të quajtur Carrington House, të cilën e përdorte si laborator për përgatitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. 

Autoritetet belge janë në pritje të konfirmimit zyrtar për identitetin e viktimës dhe po bashkëpunojnë me partnerët ndërkombëtarë për të zbuluar motivin dhe autorët e ngjarjes. Ndërkohë, pista kryesore mbetet përfshirja e krimit të organizuar ndërkombëtar./Dosja.al

bruksel bekim halilaj

Sondazh

Poll