Aktualitet

Gjendet një predhë luftarake në Postribë, policia dhe shërbimet e specializuara të Ushtrisë në vendngjarje

Ajo është gjetur nga punonjësit e një firme, të cilët po pastronin disa kanale kulluese.

3 Tetor 2025, 11:20 Nga E.d
Gjendet një predhë luftarake në Postribë, policia dhe
Foto ilustruse

SHKODËR - Një predhë luftarake është gjetur në fshatin Mes të Postribës, në Shkodër. Ajo është gjetur nga punonjësit e një firme, të cilët po pastronin disa kanale kulluese. Pas gjetjes së saj policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje bashkë me shërbimet e specializuara të Ushtrisë. Grupi hetimor ka rrethuar vendin ku është gjetur predha luftarake, ndërkohë që po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i Policisë 

Informacion paraprak/Rreth orës 08:50, në fshatin Mes, Postribë, punonjësit e firmës që pastron kanalet kulluese, gjatë punimeve në një kanal, kanë gjetur në predhë luftarake. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbime të specializuara të Ushtrisë. Grupi hetimor po kryen veprimet për rastin./Dosja.al

shkodër postribë predhë luftarake

Sondazh

Poll