Aktualitet

GJKKO heq pezullimin për Jonaid Myzyri/ Kreu i komisionit të prokurimeve publike me masën detyrim paraqitje

Pas heqjes së masës së pezullimit nga detyra, për Myzyri mbetet ne fuqi vetem masa detyrim paraqitje.

3 Tetor 2025, 11:38 Nga E. D
GJKKO heq pezullimin për Jonaid Myzyri/ Kreu i komisionit të
Jonaid Myzyri

TIRANË- GJKKO ka hequr masën e pezullimit nga detyra per kreun e komisionit te prokurimeve publike, Jonaid Myzyri. Pas heqjes së masës së pezullimit nga detyra, për Myzyri mbetet ne fuqi vetem masa detyrim paraqitje.

Njoftimi i GJKKO:

Kërkuesi Jonaid Myzyri me datë 02.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e humbjes së fuqisë së masës ndaluese të sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj të hetuarit Jonaid Myzyri”.

 Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet 262/2 dhe 267/2 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 641, datë 03.10.2025, vendosi: 

Pranimin e kërkesës së kërkuesit/të hetuarit Jonaid Myzyri. 2. Konstatimin e humbjes së fuqisë së masës ndaluese të sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 61, datë 30.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 3. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palëve sikundër i kanë kryer. 4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brënda afatit ligjor 5 (pesë) ditor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Tiranë, më datë 03.10.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Jonaid Myzyri i Pandehur nga SPAK

Më datë 24 qershor 2025 kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.Në njoftimin e gjykatës bëhet me dije se janë marrë të pandehur edhe shtatë persona të tjerë për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ndërsa 3 të tjerë janë marrë të pandehur për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve

jonaid myzyri

Sondazh

Poll