Aktualitet

Vrasja e Andi Malokut, dëshmon në GJKKO i ati: 'Rrumi' më tha se atentatin e ka paguar Plaurent Dervishaj! Më lanë tek porta një USB me pamje të një qerosi dhe...

Është paraqitur në gjykatë për të dhënë dëshminë e saj edhe Genci Maloku, babai i Andi Malokut që mbeti viktimë në atentatin ndaj Arjan Ndoj në Sukth.

3 Tetor 2025, 12:25 Nga M.L
Vrasja e Andi Malokut, dëshmon në GJKKO i ati: 'Rrumi'
Foto ilustruese

TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, po zhvillohet seanca e radhës për të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët akuzohen për vrasjen e Andi Malokut në atentatin e Shkozetit kundrejt ish-prokurorit Arian Ndoja. Është paraqitur në gjykatë për të dhënë dëshminë e saj edhe Genci Maloku, babai i Andi Malokut që mbeti viktimë në atentatin ndaj Arjan Ndoj në Sukth.

Ai dëshmoi se në momentin e ngjarjes tragjike, djali e kishte telefonuar dhe i kishte thënë që i kishin qëlluar. Më tej Maloku tha se ‘Rrumi’ i kishte thënë që atentatin e ka paguar Plaurent Dervishaj dhe grupi i tij.

Genci Maloku:  Djali ka qenë kamerier, dhe pastaj shoferi i prokurorit. 1 muaj para ngjarjes është punësuar. Lëvizte me mjetin qe ndodhi ngjarja. Arjan Ndoja punonte në Durrës prokuror.

Ditën e ngjarjes isha në shpi. Më mori djali,  jam keq o babë na kanë gjuajt. Ka qenë ora 4:30, 5 sa po dilja me pi kafe. Babi kështu kështu na kanë gjuajt. Mendova se po bënte shaka.

Kam shkuar në Spitalin Ushtarak. Kam folur me djalin dhe më tha po ecshim, nuk ishim shpejt dhe kur na del një makinë. Kishin qenë në një restorant. Na makinë bashkë me djalin ka qenë prokurori dhe Rrumi.

Pas ngjarjes jam taku me Arjanin na ka ardhur te shtëpia, Rrumi ishte në spital. Djali ndërroi jetë pas 7 ditësh. Doja ta dija arsyen pse ka ndodhur.

Arjan Ndoja dhe Rrumi nuk dinin gjë, më pas më tha Rrumi se vrasjen e ka paguar Plaurent Dervishaj me grupin e tij.

Kanë ardhur familjaret e Redjan Rrajës te shtëpia. Ata kanë ardhur me porosi te babës Redjanit dhe aq than s’kemi konflikte. Unë i thash dua ta di të vërtetën. Arjol Halilaj erdhi e njoh nga TV. Halit Valteri e njoh e thirra unë. Një usb ma lan te porta dhe në të kishte një burrë me kapele Redjan Rraja dhe nja qeros dhe duken që ikën kur kanë dashur me djeg makinën.

Un di që autoret janë këto që kanë me burg. Palurent Dervishaj dhe Jualian Mecaj nuk i njoh. Vullnet Muçen është vëllai i Rrumit e kam takuar. Unë akoma se kam mësuar për kë kanë gjuajt ,a për Rrumin a për Arjanin?

Atentanti ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

genci maloku andi maloku arjan ndoj gjkko

Sondazh

Poll