Aktualitet

Dalin PAMJET e arrestimit të grupit kriminal! Rekrutonin vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe i detyronin të ushtronin prostitucion në Shqipëri

Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit Assel Adrysheva, Rostyslav Mieshkov, Denis Berisha, Mirel Shperdheja, Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Kejvin Ndreu, dhe organizatori, shtetasi Kolumbian Lukas Betancur, dhe janë proceduar penalisht 48 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.

3 Tetor 2025, 11:11 Nga M.L
Dalin PAMJET e arrestimit të grupit kriminal! Rekrutonin vajza nga vendet e
Foto ilustruese

TIRANA- Ky është momenti i arrestimit të të akuzuarve për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion të vajzave nga Amerika Latine drejt vendit tonë. Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit Assel Adrysheva, Rostyslav Mieshkov, Denis Berisha, Mirel Shperdheja, Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Kejvin Ndreu, dhe organizatori, shtetasi Kolumbian Lukas Betancur, dhe janë proceduar penalisht 48 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.


Si rezultat i finalizimit pas 8 muajsh hetime, të operacioni policor ndërkombëtar “Rrjeti”, është bërë e mundur shkatërrimi i një grupi kriminal që trafikonte dhe shrytëzonte femrat  nga Amerika Latine drejt Shqipërisë për prostitucion. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL dhe EUROJUST. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar shuma parash, 7 celularë dhe prova të tjera të vlefshme për hetimin.

prostitucion grup kriminal amerika latine

Sondazh

Poll