Aktualitet

Lul Berisha plotëson formularin e OFL, tani SPAK ka 15 ditë kohë për të vlerësuar dosjen e pasurisë

5 Shkurt 2020, 11:04 Nga DOSJA
Lul Berisha plotëson formularin e OFL, tani SPAK ka 15 ditë kohë

DURRES- Një ditë pasi Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin e deklarimit të burimit të pasurisë, Lul Berisha iu është përgjigjur pyetjeve të OFL. Avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi ka bërë me dije për mediat, se deklarata e klientit të tij tashmë është dërguar në drejtorinë e Policisë. “Klienti im firmosi deklaratën e pasurisë. Deklarata u dërgua në drejtorinë e Policisë”-është shprehur Hysi. 

Me plotësimin e formularit, dosja e Lulzim Berishës i kalon SPAK. SPAK, brenda 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Ditën e djeshme, OFL njoftoi se Lulzim Berisha, i akuzuar si kreu i bandës së Durrësit është subjekt i paketës Anti-KCK dhe se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë dhe burimin e origjinës.  Motra e Lulzim Berishës, Luljeta, nga ana tjetër, hodhi poshtë deklaratën, duke thënë se i vëllai ka ndryshuar stilin e jetës dhe nuk ka asnjë pronë, pasi ato ia ka sekuestruar shteti. I të njëjtit qendrim ishte edhe avokati i tij, i cili tha se klienti Lulzim Berisha ka vetëm një autobot dhe një bar kafe me qira.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim berisha ofl ne terren lulzim berisha ofl ne terren

Sondazh

Poll