Sport

Nga sporti në San Remo, gazetarja e famshme italiane zgjedh Mourinhon para Ronaldos

4 Shkurt 2020, 16:47 Nga DOSJA
Nga sporti në San Remo, gazetarja e famshme italiane zgjedh Mourinhon para

Të jesh e bukur (ndonëse me ndonjë operacion të vogël plastik), tifoze e Napolit dhe e këndshme para kameras mjafton që të marrësh një ftesë për të marrë pjesë si prezantuese në San Remo.

Këtë fat ka bukuroshja Diletta Leotta, e cila po shton famën e saj në Itali me foto provokuese në rrjetet sociale dhe me paraqitjet e saj si moderatore sportive.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij ekipi në San Remo me 10 gra. Për mua është një nder të ngjitem në këtë skenë”, është shprehur së fundmi Leotta.

E pyetur se cilin do të zgjidhte për një darkë, trajnerin Jose Mourinho apo futbollistin Cristiano Ronaldo, ajo është përgjigjur me diplomaci: “Do të shkoja në darkë me Mourinhon, sepse Ronaldo ha gjoksin e pulës dhe sallatën. Pas darkës, do të ftoja Ronaldon për një birrë”.

Interesante, por Ronaldo nuk pi alkool.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport diletta leotta mourinho ronaldo diletta leotta mourinho ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 4 Shkurt 2020, 13:54

Sa herë që ka ditëlindjen, Neymar dëmtohet!

FRANCË- Futbollisti kishte organizuar një parafestë për përvjetorin e tij  të 28-të, derisa të mërkurën është organizimi i tij kryesor, pasi është data e l...