Sport

Portierit i bëra kontratë të përjetshme vetëm se bëri dy pritje në derbi, Igli Tare? Drejtor sportiv për çdo skuadër,

4 Shkurt 2020, 10:04 Nga DOSJA

TIRANË– Adriano Galliani, rikthehet edhe një herë në skenë të flasë për derbin e Milanos drejtori aktual i Monza, ka kohë që është tërhequr nga qyteti i Milanos, por kur vjen puna për derbin, ai është aty.

75- vjeçari preferon të mos e shoh më nga stadiumi sic ka bërë gjatë viteve të kaluara si administrator i Milanit.

“Unë jam një tifoz i çmendur i Milanit, thjesht dua të bëj tifo dhe nuk do të jap asnjë këshillë për dy miqtë e mi si Maldini dhe Boban. Unë nuk do ta shikoj derbin në San Siro sepse të dielën pasdite do të jem në Siena për të parë Monzan dhe pastaj do ta shikoj ndeshjen në telefon. Derbi? Derbi im tanimë është Monza-Lecco, kemi arritur të fitojmë. Por asgjë në jetën time nuk më ka emocionuar më shumë se gjysmëfinalja e Championsit kundër Interit në vitin 2003: ishte gjithmonë një derbi por fakti që ishte Champions më dha emocione të tjera. Në minutën e fundit kujtoj pritjen e Abiatit ndaj Kallon, mendova se do vdisja, Abbiatit më vonë i bëra një kontratë të përjetshme vetëm për ato dy pritjet që bëri në derbi.”

Lazio po bën një kampionat jashtë çdo lloj parashikimi, ekipi i Simone Inzaghit ka treguar një futboll kualitatitv dhe tani kërkon me prepotencë të thyejë rivalitetin mes Interit dhe Juventus, sigurisht tanimë Lazio po kthehet në një perandori të futbollit italian, e për këtë Adriano Galliani të gjithë sukseset ja administron vetëm Igli Tares.

“Igli Tare është drejtori sportiv ideal për çdo skuadër. Ka krijuar një grup të fortë lojtarësh dhe ka zbuluar shumë talente.Për më tepër krijon shumë plusvalenca me shitblerjet. Është i zoti. Shumë i zoti”!

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport adriano galliani galliani igli tare adriano galliani galliani igli tare

Sondazh

Poll