Sport

Klopp komplimenton Dortmundin: Keni bërë një blerje të shkëlqyer

4 Shkurt 2020, 16:22 Nga DOSJA
Klopp komplimenton Dortmundin: Keni bërë një blerje të

Jurgen Klopp ka komplimentuar Borussia Dortmundin, ish-skuadrën e tij, për transferimin e mesfushorit Emre Can. Klopp dhe lojtari i kombëtares gjermane kanë bashkëpunuar te Liverpool për disa sezone.

“Jam shumë i lumtur për Dortmundin dhe për Emren. Ky mendoj se është një transferim ku përfitojnë të dyja palët. Emre është lojtari i përkryer për një klub si Borussia”, është shprehur Klopp.

“Ata kanë siguruar një lojtar fantastik dhe një njeri shumë të mirë. Emre mund të luajë kudo në mesfushë dhe është një profesionist i vërtetë”, ka shtuar trajneri gjerman për ish-lojtarin e Juventusit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport can klopp merkato can klopp merkato

Sondazh

Poll

Sport 4 Shkurt 2020, 13:54

Sa herë që ka ditëlindjen, Neymar dëmtohet!

FRANCË- Futbollisti kishte organizuar një parafestë për përvjetorin e tij  të 28-të, derisa të mërkurën është organizimi i tij kryesor, pasi është data e l...