Sport

Fitore 4-2 me Sampdorian dhe 90 minuta titullar, Gattuso “i dashuruar” pas Hysajt

3 Shkurt 2020, 22:26 Nga DOSJA
Fitore 4-2 me Sampdorian dhe 90 minuta titullar, Gattuso “i

Napoli sot mposhti 4-2 Sampdorian dhe ndeshja rezultoi e shkëlqyer për lojtarin e kombëtares shqiptare të skuadrës napolitane, Elseid Hysaj.

Trajneri Gennaro Gattuso po i jep shumë besim mbrojtësit malësor, i cili luajti për 90 minuta dhe u shfaq me mjaft vetëbesim gjatë lojës. Duket se Napoli po bën kthesën, sepse pas fitores spektakolare me Juventusin tani vjen një rezultat si ky.

Pas ndeshjes, i pyetur se sa i rëndësishëm është Hysaj, Gattuso u shpreh me fjalë pozitive për lojtarin kuqezi. “Të gjithë janë të rëndësishëm, por nëse luan në këtë pozicion siç ka luajtur Hysaj në 7-8 vitet e fundit, ta dini se je i aftë që të shkruash nga ato librat që janë me nga katër rreshta paragrafi. Ai po na ndihmon shumë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fitore gattuso hysaj fitore gattuso hysaj

Sondazh

Poll